E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/kraki-per-15-pikat-e-ldk-se-ka-ide-qe-lidhen-me-ide-tona-keshtu-do-ishte-ndertuar-koalicioni/Kraki për 15 pikat e LDK-së: Ka ide që lidhen me ide...

https://klankosova.tv/kraki-per-15-pikat-e-ldk-se-ka-ide-qe-lidhen-me-ide-tona-keshtu-do-ishte-ndertuar-koalicioni/Kraki për 15 pikat e LDK-së: Ka ide që lidhen me ide tona, kështu do ishte ndërtuar koalicioni – Klan Kosova

Deputeti nga radhët e Guxo, Nezir Kraki, ka komentuar 15 pikat e LDK-së rreth Qeverisë së Unitetit, për të cilën LDK-ja tha se e sheh si zgjidhje për krizën aktuale politike.

Kraki tha se secila parti që ka një vizion dhe tenton të ndërtojë disa pika si udhërrëfyes është në rregull, por sipas tij, oferta e vetme publike dhe që vazhdon të jetë  ende valide është ajo e VV-së drejt LDK-së për koalicion.

“Oferta e vetme që ka qenë publike dhe që vazhdon të jetë valide, është oferta e fituesit për LDK-në që të bëhet pjesë që ta konstituojmë bashkë kuvendin dhe ta bëjmë bashkë qeverinë”.

“Abdixhiku apo LDK-ja, jo me 15 pikë, por me 55 pikë le të vijnë nëse duan, të diskutojmë dhe ta ndërtojmë koalicionin dhe të qeverisim bashkë. Këto negociohen mes partnerëve”, tha Kraki në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se në 15 pikat e LDK-së disa prej tyre mund të jenë pozitive, teksa shtoi se ka ide që lidhen edhe me ide të VV-së.

“Ka aty që mund jenë pozitive, ka ide që lidhen me ide tona dhe kështu do të ishte ndërtuar koalicioni. Por, qasja e LDK-së nuk është e qartë”, tha ai.

The post Kraki për 15 pikat e LDK-së: Ka ide që lidhen me ide tona, kështu do ishte ndërtuar koalicioni appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT