Deputeti i Listës Guxo, Nezir Kraki, ka folur për deklaratën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, se edhe nëse do të bëhej një koalicioni LVV – LDK, do të kishin sërish problem me votat për zgjedhjen e presidentit të ri.
Në DPT te Fidani në Klan Kosova, ai pohoi se kjo çështje nuk qëndron, sipas tij, zgjedhja e presidentit nuk mund të nxjerrë problem.
“Nëse e dëgjojmë LDK-në, i bie që në Kosovë të mos mbajmë as zgjedhje, të bëhemi bashkë dhe ta mbajmë si mbretëri, veç Qeverinë pa opozitë, sepse në një moment çështja e presidentit do të na dalë nuk ka kuptim”, pohoi Kraki.
Kraki shtoi se po të kishin një koalicion dy subjektet në fjalë, do të kishin numrin e votave për presidentin.
“Ne dhe LDK I afrohemi edhe numrit që mundëson kapërcimin e zgjedhjes së presidentit. Kështu që është shumë kollaj që nëse niset kjo punë me një stabilitet politik qeverisës, me përgjegjësi të ndarë, dhe me seriozitet për çështjet e mëdha që na presin, atëherë kur vie momenti ata deputetë që janë në sallë një ose dy individë do të kenë vetëdije politike që të mos ndalet hovi i Kosovës në atë moment”, u shpreh Kraki. /Klankosova.tv
The post Kraki: Ne dhe LDK-ja i afrohemi numrit që mundëson zgjedhjen e presidentit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.