Deklarata e analistes Era Berisha ka nxitur reagime të forta, pasi krahasoi dhunën seksuale dhe fizike të ushtruara ndaj grave shqiptare gjatë luftës nga forcat serbe me dhunën në familje që femrat përjetojnë nga bashkëshortët e tyre shqiptarë.
E njëjta ka kërkuar falje për deklaratën e thënë, transmeton Klankosova.tv.
Analistja Elena Uka, në Klan Kosova tha se kjo deklaratë është fyerje për të gjitha gratë që janë përdhunuar gjatë luftës në Kosovë.
“Së pari tregohet se sa njerëz të paditur janë, njohur bazike nuk kanë, është fyerje ndaj atyre grave që kanë përjetuar përdhunim”, tha Uka në emisionin “Kosova Today”.
Nga ana tjetër, gazetari Vullnet Krasniqi, kritikoi emisionin për prerjen dhe publikimin e kësaj deklarate disa ditë më vonë.


