KQZ u bën apel qytetarëve: Ruaj integritetin e votës, raporto çdo parregullsi që vëren në vendvotim

news image

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokalë.

Kësaj radhe, 2 milionë e 25 mijë e 105 votues do të kenë mundësinë të zgjedhin kryetarët në 38 komuna të vendit dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale.

Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi që mund të vërejnë në vendvotime.

“Ruaj integritetin e votës – raporto çdo parregullsi që vëren në vendvotim! Çdo shkelje është vepër penale”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/