E shtunë, 1 Mars, 2025
spot_img
HomeLajmeKQZ tregon se në cilat qytete po vazhdon numërimi i fletëvotimeve me...

KQZ tregon se në cilat qytete po vazhdon numërimi i fletëvotimeve me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar edhe sot numërimi i fletëvotimeve me postë.

Në një postim në Facebook janë treguar edhe qytetet ku ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve.

“Deri në përfundim të ditës së premte, në këtë qendër janë numëruar fletëvotime që i takojnë votuesve të komunave Deçan, Gjakovë, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, thuhet në njoftim.

KQZ tregon se në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Deçan, Gjilan, Dragash, Drenas, Istog, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik.

Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh. /Klankosova.tv

The post KQZ tregon se në cilat qytete po vazhdon numërimi i fletëvotimeve me postë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498