Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka folur pas njoftimit të KQZ-së se ka përfunduar numërimi i votave.
Sipas tij, KQZ-ja duhet të jetë më e saktë, pasi nuk ka përfunduar akoma procesi i numërimit të votave.
“Deri në fund të kësaj jave, ky proces do duhej të mbyllej, me shpresën se nuk do të ketë probleme teknike në faqe të KQZ-së, sikur pati natën e zgjedhjeve më 9 shkurt”, ka thënë Cakolli drejtpërdrejtë në emisionin “Kiks Kosova”.
Procesi i verifikimit të votave nëpër qendra komunale është duke vazhduar, tha tutje Cakolli. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>