E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizKQZ, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme firmosin Protokollin për zgjedhjet 2025

KQZ, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme firmosin Protokollin për zgjedhjet 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  në Shqipëri, nënshkroi sot një protokoll bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK për forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Protokolli u nënshkrua në ambientet e KQZ nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, transmeton Klankosova.tv.

“Ky protokoll synon garantimin e integritetit të procesit zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025 dhe parashikon masa  të koordinuara për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet.

Protokolli synon forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve për të siguruar një shkëmbim të shpejtë dhe efikas të informacionit mes institucioneve përgjegjëse për ndjekjen e veprave penale zgjedhore. Në këtë kontekst, angazhimi i përbashkët i palëve nënshkruese do të mundësojë koordinimin efektiv të veprimeve hetimore, duke krijuar mekanizma të qëndrueshëm për monitorimin dhe ndjekjen ligjore të çdo rasti që cenon procesin zgjedhor”, bëhet me dije në njoftimin e KQZ./Euronews.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498