E martë, 17 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/kqz-skemi-diskutuar-per-zgjedhje-te-jashtezakonshme-per-kuvend-jemi-te-orientuar-ne-pergatitjen-e-zgjedhjeve-lokale/KQZ: S’kemi diskutuar për zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvend, jemi të orientuar...

https://klankosova.tv/kqz-skemi-diskutuar-per-zgjedhje-te-jashtezakonshme-per-kuvend-jemi-te-orientuar-ne-pergatitjen-e-zgjedhjeve-lokale/KQZ: S’kemi diskutuar për zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvend, jemi të orientuar në përgatitjen e zgjedhjeve lokale – Klan Kosova

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha për Klankosova.tv. se KQZ-ja aktualisht po i bën përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Ai theksoi se Komisioni Qendror, nuk ka diskutuar për përflitjet në media lidhur zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës.

“Zhvillimet politike KQZ nuk i komenton dhe sa i takon KQZ-së ne organizojmë një proces zgjedhor pasi ai të jetë shpallur nga institucioni përkatës siç është presidenti.

“Të them të drejtën KQZ nuk është se ka diskutuar për përflitjet nëpër media ose opinione të ndryshme që shfaqen më media për një proces të ri zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe natyrisht në këtë drejtim as nuk ka diskutuar për një proces të ri zgjedhor apo impaktin që mund të ketë. E gjith puna e KQZ-së në këtë kohë është e orientuar në organizimin e zgjedhjeve lokale që kërkon shumë angazhim meqenëse janë dy lloje të zgjedhjeve për kryetar të komunave dhe kuvendeve komunale. Së shpejti do të hapet edhe periudha e aplikimit të subjekteve politike për certifikim dhe për dallim nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet lokale numri i kandidatëve është shumëfish më i lartë dhe ka specifika dhe një ngarkesë në organizim dhe e gjithë puna e KQZ-së është e orientuar në këtë drejtim”, tha Elezi për Klankosova.tv.

Derisa sot as për herën e 33-të nuk është bërë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, rrjedhimisht zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë.

Seanca e sotme zgjati veç 2 minuta e 17 sekonda, me ç’rast as sot nuk kaloi Komisioni për votimin e fshehtë.

E radhës pritet të mbahet më 19 qershor./ Klankosova.tv.

The post KQZ: S’kemi diskutuar për zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvend, jemi të orientuar në përgatitjen e zgjedhjeve lokale appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT