KQZ publikon platformën elektronike për rezultatet dhe pjesëmarrjen në zgjedhje

KQZ publikon platformën elektronike për rezultatet dhe pjesëmarrjen në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vënë në funksion platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave të pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Përmes kësaj platforme, qytetarët mund të ndjekin në kohë reale rezultatet për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim. Të dhënat mund të shihen në linkun zyrtar: https://resultslocal2025.kqz-ks.org, raporton Telegrafi.


Foto: kqz-ks.org/Prsc

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve për kryetarë të komunave dhe për subjektet politike bëhet në vendvotim menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit.

Ndërsa numërimi i votave për kandidatët e asambleve komunale zhvillohet në Qendrat Komunale të Numërimit.

KQZ ka njoftuar gjithashtu se gjatë ditës së votimit do të publikohen në intervale të rregullta statistikat për pjesëmarrjen e votuesve në secilën komunë, të ndara sipas qendrave dhe vendvotimeve.

Rezultatet preliminare për kryetarët e komunave dhe për subjektet politike pritet të bëhen publike po të njëjtën ditë, më 12 tetor, pas përfundimit të procesit zgjedhor. /Telegrafi/

Foto: kqz-ks.org/Prsc