E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeKQZ njofton se ka filluar regjistrimi për votim i personave me nevoja...

KQZ njofton se ka filluar regjistrimi për votim i personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar fillimin e regjistrimit për votim, për personat me nevoja të veçanta.

Në njoftim thuhet se afati do të jetë i hapur nga sot, 11 dhjetor e deri më 21 dhjetor, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse për shkak të aftësisë së kufizuar ose nevojave të veçanta nuk mund të votoni në vendvotimin tuaj, KQZ-ja mundëson votimin në adresën tuaj përmes ekipeve mobile”, thuhet në këtë njoftim.

Regjistrimi mund të bëhet përmes platformës së KQZ-së (https://vpnv.kqz-ks.org/sq/”) ose në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen më 28 dhjetor./Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT