E hënë, 11 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeKQZ nis sot takimet informuese me mërgatën për Zgjedhjet Lokale

KQZ nis sot takimet informuese me mërgatën për Zgjedhjet Lokale

Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe ndodhen aktualisht në atdhe, kanë mundësinë të marrin informacione të drejtpërdrejta për procesin e Zgjedhjeve Lokale 2025.

Duke filluar nga sot 11 gusht deri më 29 gusht 2025, çdo ditë pune (e hënë – e premte) prej orës 11:00 deri në 14:00, ata mund të vizitojnë selinë qendrore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ose zyrat e 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve. Qëllimi i këtyre takimeve është informimi për regjistrimin dhe votimin jashtë vendit.

Ndërkohë, vazhdon edhe periudha e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025, transmeton Klankosova.tv.

Regjistrimi, i hapur më 23 korrik, përfundon më 29 gusht 2025.

Aplikimi për regjistrim mund të bëhet:

Online: https://diaspora.kqz-ks.org

Me postë: duke dërguar dokumentet në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Në zgjedhjet lokale, votimi nga jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi ligji nuk parashikon votim në përfaqësitë diplomatike.

Periudha e votimit me postë: 17 shtator – 11 tetor 2025, vetëm për ata që regjistrohen me sukses brenda afatit.

The post KQZ nis sot takimet informuese me mërgatën për Zgjedhjet Lokale appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT