Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale.
Kjo periudhë ka nisur më 28 qershor dhe do të zgjasë deri më 29 gusht 2025, thuhet në njoftimin për media, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë kësaj kohe, qytetarët me të drejtë vote mund të mësojnë qendrën e tyre aktuale të votimit dhe, nëse dëshirojnë, ta ndryshojnë atë duke zgjedhur një vendvotim më afër vendbanimit të tyre brenda të njëjtës komunë.
Ndërrimi i Qendrës së Votimit mund të bëhet, përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org, ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse./Klankosova.tv.
The post KQZ: Ndërrimi i Qendrës së Votimit, i hapur deri në fund të gushtit appeared first on Klan Kosova.