Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është miratuar plani i buxhetit prej mbi 16 milionë eurosh për zgjedhjet lokale të 12 tetorit
Në mbledhjen e KQZ-së gjithashtu është marrë edhe vendimi për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike të cilat do të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje, përcjell Klankosova.tv.
“Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik, në komunën ku do të marrë pjesë në zgjedhje, ka të drejtë të shpenzojë deri në 2 euro për çdo votues të regjistruar në atë komunë. Subjektet politike nuk mund ta tejkalojnë vlerën e kufizuar të shpenzimeve në komunat në të cilat certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhje. Gjithashtu, kufizimet e shpenzimeve maksimale të lejuara për fushatë zgjedhore zbatohen për çdo mall dhe shërbim të shpenzuar në komunat përkatëse për qëllime të fushatës pa marrë parasysh kohën e blerjes apo të pajisjes me shërbime”.
“Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin e fushatës së zgjedhjeve si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve në secilën komunë, sipas të cilës numri i përgjithshëm i votuesve në vendin tonë është 2,071,544 votues. Në vazhdim të mledhjes, KQZ miratoi planin e buxhetit për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2025. Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja është në vlerën: 16,126,364 euro”, thuhet tutje në njoftimin e KQZ-së.
The post KQZ miraton planin e buxhetit prej mbi 16 milionë eurosh për zgjedhjet e 12 tetorit appeared first on Klan Kosova.