KQZ mban sot mbledhjen e radhës rreth zgjedhjeve lokale

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës, në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i Procedurës së Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), një hap kyç në përgatitjet teknike për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Më poshtë gjeni rendin e plotë të ditës për mbledhjen e KQZ-së:

1 Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2 Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr. 61 dhe 62/2025;

3 Aktivitetet e Zyrës;

3.1 Rekomandim për mos akreditimin e disa OJQ-ve që kanë aplikuar për akreditim në Zgjedhjet Lokale 2025;

4 Këshillat e KQZ-së;

4.1 Këshilli për Operacione Zgjedhore;

4.1.1 Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurës së Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, për Zgjedhjet Lokale 2025;

4.1.2 Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së ZEKKZ për ndryshim të Qendrës Komunale të Numërimit;

5 Të ndryshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/