Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nga ora 13:30 do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në pikat e rendit të ditës, parashihen një sërë aktivitetesh lidhur me mbledhjen e paralajmëruar për sot, transmeton Klankosova.tv.
Rendi i plotë i ditës:
1.Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2.Aktivitetet e Sekretariatit;
3.Këshilllat e KQZ;
3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore;
3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Programit të trajnimit për trupat menaxhuese të zgjedhjeve
dhe stafin zgjedhor;
3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurës për VPNV;
3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për personat e evidentuar si të vdekur të
largohen nga lista e votuesve;
3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për hapjen e Qendrës së Votimit në lagjen
“Marigona Residence në Graçanicë”;
3.1.5. Shqyrtimi dhe miratimi i zëvendësimit të anëtarëve të KKZ-së në Komunën e
Vushtrrisë dhe Gllogocit;
3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i Kurrikules së Trajnimit për Trajner dhe TMZ si dhe Shtojcat;
4.Të ndryshme.
Ndryshe, në mbledhjen e fundit të KQZ, Lista Serbe nuk u certifikua për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, sakaq në një vendim të PZAP-së të dilën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “kushtëzohet” ta certifikojë LS-në.
The post KQZ mban sot mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës appeared first on Klan Kosova.