E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeKQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka certifikuar kandidatët e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Kështu ka mësuar gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani nga burime brenda këtij institucioni.

KQZ-ja nuk e kishte certifikuar fillimisht as Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, por që pas ankesës së këtij subjekti politik në PZAP, ky i fundit e kishte rrëzuar vendimin e Komisionit dhe kishte urdhëruar të njëjtin ta ndryshojë vendimin e parë. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT