Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e procedurës për votimin jashtë Kosovës dhe vlerësimin e pakove me fletëvotime.
Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja theksoi se qëllimi i këtij dokumenti është të përshkruajë të gjitha veprimet për përgatitjen e materialve për votimin jashtë Kosovës.
Procedura parasheh që pakoja me fletëvotime që KQZ ua dërgon përmes postës votuesve jashtë vendit mund të pranohet vetëm nga vetë personi i regjistruar. “Zyrtari i postës duhet të sigurohet që të kontrollojë përmes dokumentit identifikues personin për të cilin është i dedikuar zarfime fletëvotime”, thuhet në këtë procedurë të KQZ-së.
Zarfi i cili do t’i dërghet votuesit, përmban: fletëvotimet; zarfin e fshehtësisë; udhëzuesin me informacione se si plotësohen fletëvotimet dhe si realizohet votimi përmes postës; zarfin kthyes dhe shiritin mbyllës.
Në votimin jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale, detyrë e votuesit është që pakon me fletëvotime ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që hapen në shtete të ndryshme, raporton Eo, transmeton Klankosova.tv.
Sipas KQZ-së, addresat e kutive postare do të publikohen nga KQZ para fillimit të periudhës së votimit me postë.
Në këtë mledhje u vendos poashtu edhe për decertifikimin e 9 kandidatëve nga subjekte të ndryshme politike, si: Prishina në dorën tënde (1); Partia Demokratike e Kosovës (1); Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve (1); Partia Liberale Egjitpiane (2) dhe Alternativa (4). Këta kandidatë, ishin certifikuar më herët nga KQZ për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
The post KQZ-ja miraton procedurën për votim jashtë Kosovës appeared first on Klan Kosova.