E shtunë, 31 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeKQZ-ja merr vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor të 9 shkurtit

KQZ-ja merr vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor të 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur të martën mbledhjen e radhës, në të cilën janë marrë disa vendime që lidhen me procesin zgjedhor dhe menaxhimin e pas-zgjedhjeve, raporton Gazeta Sinjali.

Në një komunikatë për media, KQZ njoftoi se ka miratuar pagesën për rreth 130 persona të angazhuar si staf në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, si dhe për stafin që ka qenë i angazhuar në tërheqjen e dërgesave postare.

Ndërkohë, është marrë edhe vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt të këtij viti. Materialet që nuk janë pjesë e ndonjë hetimi do t’i nënshtrohen procesit të shkatërrimit.

Po ashtu, KQZ mori vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, në mesin e materialeve që do t’i nënshtrohen shkatërrimit janë fletëvotimet, listat e votuesve, formularët e rezultateve të subjekteve dhe të kandidatëve, e të tjera. Materialet që janë pjesë e hetimit nga organet ligjzbatuese do të ruhen deri në përfundim të procedurave përkatëse”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT