KQZ-ja me thirrje për qytetarët: Kontrolloni adresën e qendrës së votimit

Sot fillon regjistrimi i Votuesve me Nevoja të Veçanta për votim përmes ekipeve mobile

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të kontrollojnë adresën e qendrës së tyre të votimit.

KQZ njofton se për ta bërë këtë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, ka vënë në dispozicion platformën elektronike: https://qv.kqz-ks.org

“Duke e vizituar këtë faqe, çdo qytetar mund të informohet saktësisht se në cilën qendër mund të votojë më 12 tetor 2025, duke shmangur paqartësitë apo vonesat në ditën e zgjedhjeve”.

“Platforma elektronike e KQZ-së do të jetë e qasshme vazhdimisht, përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

 

The post KQZ-ja me thirrje për qytetarët: Kontrolloni adresën e qendrës së votimit appeared first on Klan Kosova.