E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeKQZ-ja mblidhet sërish sot– Diskutohen përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 28...

KQZ-ja mblidhet sërish sot– Diskutohen përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur sot mbledhjen e 93-të për vitin 2025.

Në këtë mbledhje e cila do të mbahet sot në ora 13:30, në rend të ditës janë përfshirë çështje kyçe që lidhen me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 28 dhjetor 2025.

Pikat kryesore të rendit të ditës:

Këshilli për Operacione Zgjedhore

– Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta dhe ato me kushte.

– Shqyrtimi i përbërjes së ekipeve për numërim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

 Këshilli për Personel

– Shqyrtimi i listës së kandidatëve potencialë për anëtarë të Komisionit të Pranimit për pozita të nivelit të ulët drejtues.

 Të ndryshme

– Çështje tjera procedurale dhe organizative.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT