Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për decertifikimin e 9 kandidatëve nga subjekte të ndryshme politike.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të këtij organi.
Sipas KQZ-së, të decertifikuarit janë nga subjektet politike: 1 nga “Prishtina në dorën tënde”; 1 nga Partia Demokratike e Kosovës; 1 nga Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve; 2 nga Partia Liberale Egjitpiane dhe 4 nga Alternativa.
KQZ tha se këta kandidatë ishin certifikuar më herët për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Por, nuk tregoi arsyet për decertifikimin e tyre. /Klankosova.tv
The post KQZ-ja decertifikon 9 kandidatë për zgjedhjet lokale appeared first on Klan Kosova.