Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka mbajtur mbledhjen e radhës sot ku ka marrë vendim për akreditimin e 28 medieve vendore dhe ndërkombëtare pë vëzhgimin e zgjedhjeve lokale.
KQZ-ja tha se akreditimi u bë me rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.
“Pas mbledhjes paraprake të KQZ-së, më 9 tetor 2025, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike rekomandoi për akreditimin e organizatave vëzhguese pas një vlerësimi të dokumentacioneve të dorëzuara me rastin e aplikimit dhe informatave në dispozicion nga burimet, si: Këshilli i Pavarur për Media dhe Këshilli i Mediave të Shkruara në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Më poshtë gjeni të gjitha mediet që u akredituan sot nga KQZ-ja:
Mediat vendore
- RTV PULS D.O.O, 7 vëzhgues;
- Radio KM, 5 vëzhgues;
- TV Most DOO, 13 vëzhgues;
- Kontakt Kosovska Mitrovica/Kontakt Plus radio, 9 vëzhgues;
- TV Gracanica, 9 vëzhgues;
- Lekë Musolli B.I., 3 vëzhgues;
- Raporto24.com, 1 vëzhgues;
- Radio Kim, 6 vëzhgues;
- GracanicaOnline.info, 4 vëzhgues;
- Alternativna, 1 vëzhgues;
- TV Herc, 9 vëzhgues;
- Vendi Sot, 1 vëzhgues;
- Expose Media, 7 vëzhgues;
- Medija centar Caglavica, 4 vëzhgues;
- E Perditshmja BotaSote Re, 1 vëzhgues;
- Mitropol Media Sh.P.K, 2 vëzhgues;
- R Media L.L.C., 2 vëzhgues;
Mediat ndërkombëtare:
- PRVA TV, Beograd, 2 vëzhgues;
- Nova.rs Beograd, Srbija, 1 vëzhgues;
- Mondo INC d.o.o. / Kurir televizija, 2 vëzhgues;
- Tanjug novinska agencija, 5 vëzhgues;
- VideoPlus doo, 2 vëzhgues;
- Radio-televizija Srbije, 8 vëzhgues;
- Danas, 1 vëzhgues;
- Insajder televizija, 2 vëzhgues;
- Nina Media Kliping, 1 vëzhgues;
- Rtv Vojvodina, 2 vëzhgues; dhe
- MTVA – Državna Mađarska Televizija, 2 vëzhgues.
The post KQZ-ja akrediton edhe 28 medie vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet lokale appeared first on Klan Kosova.