E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeKQZ i jep tender sërish kompanisë sllovene që shtypi fletëvotimet me gabime

KQZ i jep tender sërish kompanisë sllovene që shtypi fletëvotimet me gabime

Kompania sllovene “Cetis” e cila printoi me gabime fletëvotimet e balotazhit të 9 nëntorit, është përzgjedhur sërish nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetor.

Kjo kompani për këto zgjedhje do t`i printojë fletëvotimet dhe broshurat e kandidatëve për deputetë.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, që figuron në faqen “e-prokurimi”, vlera e kontratës është mbi 275 mijë euro.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe është në pritje të një përgjigje.

Kontratën e plotë mund ta gjeni KËTU

Shtypësi i fletëvotimeve, ortak i Martin Berishajt (VIDEO)

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT