E premte, 27 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/kqz-hiqen-mbi-41-mije-votues-nga-lista-preliminare-por-shtohen-mbi-33-mije-te-rinj-7/KQZ: Hiqen mbi 41 mijë votues nga lista preliminare, por shtohen mbi...

https://klankosova.tv/kqz-hiqen-mbi-41-mije-votues-nga-lista-preliminare-por-shtohen-mbi-33-mije-te-rinj-7/KQZ: Hiqen mbi 41 mijë votues nga lista preliminare, por shtohen mbi 33 mijë të rinj – Klan Kosova

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se lista preliminare e votuesve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit është 2 milionë e 67 mijë e 998.

Kjo u vendos në mbledhjen e 41-të që mbajti sot KQZ-ja në mënyrë elektronike. I njëjti institucion shton se lista preliminare e votuesve për këto zgjedhje përmban 7,870 votues më pak në krahasim me zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

KQZ shton se numri i përgjithshëm i votuesve që janë larguar nga lista preliminare e votuesve pas zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës është 41 mijë e 410. Pas këtij largimi listës iu shtuan edhe 33 mijë e 540 votues të rinj, pra që janë mbi 18-vjet dhe do të votojnë për herë të parë, që konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovë.

Tutje theksohet se numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është: 33,540 votues, prej të cilëve: 26,654 votues konsiderohen të rinj që pas zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës 2025, kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale 2025.

Po ashtu, 6 mijë e 886 votues konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e listës së qendrave të votimit në zgjedhjet lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.  Sipas vendimit të KQZ-së, numri i qendrave të votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit është: 945.

Nga ky numër i përgjithshëm, 907 qendra të votimit do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërkaq në 38 të tjera, nga një për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht.

Numri i 41 mijë e 410 votuesve që u larguan nga lista preliminare nga zgjedhjet nacionale deri tani, përfshin:

  • 6,276 votues të larguar si persona të vdekur, të evidentuar nga Agjencia e Regjistrit Civil (ARC);
  • 340 votues të larguar për shkak të humbjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës, të evidentuar nga ARC;
  • 2,967 votues të larguar si persona të vdekur, pas krahasimit të ekstraktit të ARC me regjistrin e pranuar nga Departamenti i Pensioneve;
  • 117 votues të larguar për shkak të marrjes së së drejtës së zotësisë së veprimit, të evidentuar nga listat e pranuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës;
  • 471 votues mbi 100 vjeç, të larguar pas krahasimit ndërmjet të dhënave të ekstraktit me të dhënat e Agjnecisë së Statistikave të Kosovës (ASK) nga regjistrimi i popullsisë 2024;
  • 31,239 votues të larguar nga ARC, pasi janë kategorizuar si persona të paverifikuar — këta figurojnë në regjistrin e Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve (DPD), por nuk figurojnë në regjistrin e Departamentit të Gjendjes Civile (DGjC). /Klankosova.tv

 

The post KQZ: Hiqen mbi 41 mijë votues nga lista preliminare, por shtohen mbi 33 mijë të rinj appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT