Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas fillimit të periudhës për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale, mori vendim për formimin e Komisionit për Kundërshtimin Administrativ.
Në rast të refuzimit të aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, te ky komision mund të parashtrohet kundërshtimi kundër njoftimit të KQZ-së, raporton gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami.
Çdo person, të cilit i refuzohet kundërshtimi administrativ, ka të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të vendimit të KQZ-së për refuzim.
The post KQZ formon Komisionin për Kundërshtimin Administrativ për zgjedhjet lokale appeared first on Klan Kosova.