KQZ akrediton edhe 28 media vendore dhe ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku ka marrë vendim për akreditimin e 28 mediave vendore dhe ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale.

KQZ-ja njoftoi se akreditimi u bë me rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.

“Pas mbledhjes paraprake të KQZ-së, më 9 tetor 2025, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike rekomandoi për akreditimin e organizatave vëzhguese pas një vlerësimi të dokumentacioneve të dorëzuara me rastin e aplikimit dhe informatave në dispozicion nga burimet, si: Këshilli i Pavarur për Media dhe Këshilli i Mediave të Shkruara në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Mediat vendore të akredituara:

RTV PULS D.O.O, 7 vëzhgues; Radio KM, 5 vëzhgues; TV Most DOO, 13 vëzhgues; Kontakt Kosovska Mitrovica/Kontakt Plus radio, 9 vëzhgues; TV Gracanica, 9 vëzhgues; Lekë Musolli B.I., 3 vëzhgues; Raporto24.com, 1 vëzhgues; Radio Kim, 6 vëzhgues; GracanicaOnline.info, 4 vëzhgues; Alternativna, 1 vëzhgues; TV Herc, 9 vëzhgues; Vendi Sot, 1 vëzhgues; Expose Media, 7 vëzhgues; Medija centar Caglavica, 4 vëzhgues; E Perditshmja BotaSote Re, 1 vëzhgues; Mitropol Media Sh.P.K, 2 vëzhgues; R Media L.L.C., 2 vëzhgues.

Mediat ndërkombëtare të akredituara:

PRVA TV, Beograd, 2 vëzhgues; Nova.rs Beograd, Srbija, 1 vëzhgues; Mondo INC d.o.o. / Kurir televizija, 2 vëzhgues; Tanjug novinska agencija, 5 vëzhgues; VideoPlus doo, 2 vëzhgues; Radio-televizija Srbije, 8 vëzhgues; Danas, 1 vëzhgues; Insajder televizija, 2 vëzhgues; Nina Media Kliping, 1 vëzhgues; Rtv Vojvodina, 2 vëzhgues; MTVA – Državna Mađarska Televizija, 2 vëzhgues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/