E shtunë, 19 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKQZ: 851 qytetarë e ndërruan Qendrën e Votimit brenda komunës   

KQZ: 851 qytetarë e ndërruan Qendrën e Votimit brenda komunës   

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për verifikimin dhe ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 28 qershor, do të përfundojë më 29 gusht 2025.

Sipas të dhënave, nga fillimi i kësaj periudhe dhe deri më 18 korrik, 851 qytetarë e kanë ndërruar Qendrën e Votimit brenda komunës së tyre.

“Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës është në vullnetin e votuesve, në rastet kur e shohin të nevojshme, në mënyrë që ta caktojnë atë sa më afër vendbanimit të tyre.Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta verifikojnë / mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi”.

Ndërkaq, ndërrimi i Qendrës së Votimit nga një komunë në komunën tjetër, nuk mundësohet drejpërdrejtë nga KQZ, por kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të vendbanimit nga qytetarët/votuesit, transmeton Klankosova.tv.

 Për të kaluar nga një Qendër Votimi e një komune, në Qendrën e Votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën e tij në Zyrën e Gjendjes Civile apo në platformën E-Kosova. Pas konfirmimit të ndryshimit të adresës nga Shërbimi i Gjendjes Civile, adresa e re reflektohet në Regjistrin Qendror Civil.

Çdo ndryshim i adresës së banimit deri më 29 gusht 2025, do të pasqyrohet  në platformën e KQZ-së https://qv.kqz-ks.org dhe rrjedhimisht në Listën Votuese.

The post KQZ: 851 qytetarë e ndërruan Qendrën e Votimit brenda komunës    appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT