KQZ: 510 mijë e 525 qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00, procesi po zhvillohet i qetë

KQZ: 510 mijë e 525 qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00, procesi po zhvillohet i qetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e radhës ka bërë të ditur se dalja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është 25,21%.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa.


Ai shtoi se KQZ mbetet në komunikim të vazhdueshëm me trupat zgjedhorë në komuna.

“Sipas të dhënave preliminare që kemi marrë nga rreth 94% të vendvotimeve, numri I qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 510, 525 votues apo 25,21% nga 2 milionë e 25 mijë e 105 votues.

Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e vitit 2021 kishin votuar 26.95% nga 1 milionë e 885 mijë e 448 votues “, tha Radoniqi.

Ai shtoi se konferenca tjetër e KQZ do të jetë në orën 19:30. /Telegrafi/