Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka njoftuar se gjendja në sistemin elektroenergjetik është normalizuar dhe stabilizuar, pas implementimit të masave të koordinuara për balancimin e ngarkesës dhe përmirësimin e parametrave të furnizimit me energji.
Sipas njoftimit, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe efikase, “duke rritur prodhimin vendor të energjisë elektrike, një masë kyçe që ka garantuar stabilitetin dhe vazhdimësinë e furnizimit si dhe integritetin e sistemit”.
Ndërkaq, KOSTT ka kërkuar nga të gjitha palët pjesëmarrëse në treg që të respektojnë rregulloret operative dhe obligimet kontraktuale, për të siguruar një operim të qëndrueshëm, të sigurt dhe të optimizuar të rrjetit elektroenergjetik. /Klankosova.tv


