E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeKOSTT, KEDS dhe KESCO çojnë në ZRrE kërkesë për rritjen e çmimit...

KOSTT, KEDS dhe KESCO çojnë në ZRrE kërkesë për rritjen e çmimit të rrymës

Kompanitë që operojnë sektorin e energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesa për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

Ato i kanë dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kreu i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu.

“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave”, thotë Fejzullahu për Klankosova.tv

Fejzullahu thekson se janë duke i shqyrtuar tarifat dhe më pas dalin me propozime.

“Aktualisht jemi duke i shqyrtuar këto kërkesa dhe pas shqyrtimit dalim me propozime. Besoj diku kah fundi i marsit deri më 1 prill afërsisht dalim me vendim”, theksoi ai.

Kreu i ZRrE-së nuk tregoi se sa është kërkesa e tyre për rritje.

Klan Kosova kishte raportuar javë më parë lidhur me një hap të tillë të KEDS-it dhe KESCO-s.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498