Shtrenjtimi i energjisë elektrike për 16.1% ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të shumë produkteve esenciale në Kosovë, duke e bërë jetesën gjithnjë e më të papërballueshme për shumë familje, raporton Gazeta Sinjali.
Qytetarët shprehen të mllefosur për rritjet e njëpasnjëshme, duke u ankuar se me pagat aktuale nuk po ia dalin të përballojnë shpenzimet e përditshme. Ndër produktet që kanë pësuar rritje të theksuar çmimi janë buka dhe kafeja në kafiteri.
Në Prishtinë, çmimi i një makiatoje të madhe është rritur në 2 euro, ndërsa në Prizren, sipas një sinjalizimi të dërguar në redaksinë e Sinjalit, e njëjta kafe kushton 1.80 euro.
Kjo rritje ka ngjallur diskutime, sidomos pasi nga pamjet e siguruara nga Sinjali, në Milano të Italisë, një makiato kushton më lirë se në Kosovë.
Njësoj thuhet të jetë edhe në Shëngjin të Shqipërisë, ku edhe këtu kushton më lirë se në Kosovë.
Përtej kafesë, nga raportimet rezulton se një mëngjes i përbërë nga “një kafe dhe një kroasant” në Kosovë arrin çmimin prej 1 euro, duke treguar se edhe shërbimet e thjeshta janë duke u shtrenjtuar.
Ndërkohë, buka që është produkt esencial për çdo familje, ka pasur rritje të çmimit gjithashtu. Buka e bardhë kushton 60 cent, në disa zona edhe 70 cent, ndërsa buka e thekrës arrin deri në 80 cent.
Pastaj, edhe çmimet e produkteve të qumështit në Kosovë pritet të rriten nga 15 deri në 20%, si pasojë e rritjes së tarifave të energjisë elektrike.
Nga Shoqata e Industrisë së Qumështorëve të Kosovës kanë bërë të ditur se kjo rritje është e pashmangshme, pasi industria përpunuese e qumështit varet shumë nga energjia elektrike në proceset e saj prodhuese.
Rritja më e habitshme është ajo e qershive, ku çmimi për 1 kilogram arrin nga 25 deri në 30 euro, çka ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale për mungesën e kontrollit të çmimeve në treg.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);