Policia e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin e Prishtinës, në bagazhin e një gruaje është gjetur një armë zjarri.
Në njoftimin e policisë thuhet se arma është gjetur në prezencën e të dyshuarës, përcjell Klankosova.tv.
“Me datën 14.10.2025 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (në shkuarje) gjatë kontrollit tek gjërat personale si dhe në bagazhin e pasagjeres femër kosovare, nga zyrtarët e X-Rey-it është detektuar një armë zjarri”.
“Policia e Kosovës kësaj informate i është përgjigjur menjëherë në vendngjarje, me ç’rast pas hapjes së bagazhit në prezencën e të dyshuarës është gjetur arma e zjarrit. Lidhur me rastin ndaj të dyshuarës me vendim të prokurorit kujdestar është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, thuhet tutje në njoftim.
The post Kosovarja kapet në Aeroportin e Prishtinës me armë zjarri në bagazh appeared first on Klan Kosova.