Kosovarja dënohet në Zvicër për mashtrim prej afro 1 milion franga

news image

Një grua 39-vjeçare me shtetësi zvicerane si dhe kosovare është dënuar me katër vite e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut në Baden.

Ajo u gjet fajtore që mashtroi shtatë burra dhe një grua, duke përfituar përmes mashtrimeve mbi paga të rreme dhe pretendimeve urgjente, për të rrëmbyer pranë 1 milion franga zvicerane.

Për këtë qëllim, e akuzuara premtonte se do t’i kthente paratë, por në vend të kësaj, shpenzoi shumicën në lojëra fati dhe në blerje të artikujve luksi, përfshirë një orë Rolex. Njëherë ajo raportoi orën si të vjedhur pasi e kishte lënë atë në peng.

“Kemi mbetur të habitur që keni arritur të merrni kaq shumë para. Është e pabesueshme,” u shpreh kryetari i trupit gjykues, sipas Aargauer Zeitung.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/