Jeta e Albin Kryeziut, 26-vjeçarit nga Kosova me banim në Itali, mori një kthesë të papritur këtë javë kur pas një ditë pune, bleu një biletë lotarie me të cilën fitoi 500 mijë euro.
Sipas medias italiane Il Messaggero, i riu i cili punon në një kompani ndërtimi në San Polo di Piave, kishte mbaruar ditën e tij të punës dhe u ndal në një dyqan me vëllain e tij dhe disa bashkëpunëtorë për të blerë një biletë lotarie të Gratta e Vinci – Gërvish dhe Fito – për 5 euro.
Ajo që nisi si një hobi i thjeshtë gjatë pirjes së një kafeje përfundoi duke i dhënë një lehtësi ekonomike të riut dhe familjes së tij, të cilët tani duhet të shikojnë se çfarë bëjnë me paratë e tyre.
Fituesi u shpreh për mediat se nuk e kishte imagjinuar se diçka e tillë mund t’i ndodhte.
“Sigurisht që nuk e prisja. Sapo isha kthyer nga puna dhe po kthehesha në shtëpi, kur, vetëm për të kaluar kohën dhe për të pirë një kafe, bleva një biletë , vetëm për të luajtur”, tha për mediat Kryeziu.
Pasi gërvishti biletën dhe pa numrin fitues, Kryeziu shkoi te stafi i recepsionit për të konfirmuar çmimin: “Kur pashë numrin në faturë, pyeta në biletari dhe më konfirmuan: kisha fituar”.
Ndonëse nuk kanë marrë ende ndonjë vendim përfundimtar se si do t’i përdorin paratë, i riu përmendi se po mendojnë të blejnë një shtëpi të re ose një makinë.
Shuma e marrë nga fituesi do t’i nënshtrohet një tatimi prej 20%, siç pritet me këtë lloj çmimi.
Pra i riu do të duhet të paguajë 100 mijë euro taksa.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);