E mërkurë, 30 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeKosovarët pa viza për Izrael, por nevojitet leja elektronike ETA-IL

Kosovarët pa viza për Izrael, por nevojitet leja elektronike ETA-IL

Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, ka njoftuar se, duke filluar nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës do të përfshihen në listën e vendeve të përjashtuara nga regjimi i vizave për hyrje në Izrael për qëllime turistike.

Në një postim të publikuar në platformën X, Ambasadorja Ziv theksoi se kjo lehtësi do të zbatohet për qytetarët që mbajnë pasaportë të vlefshme të Kosovës dhe që kanë për qëllim vizitën turistike në Izrael.

Sidoqoftë, ambasadorja theksoi se të gjithë shtetasit e Kosovës që planifikojnë të udhëtojnë drejt Izraelit do të jenë të detyruar të aplikojnë për një ETA-IL (Autorizim Elektronik për Udhëtim) përpara nisjes së udhëtimit.

Kjo është një procedurë, që duhet të përfundojë të paktën 72 orë para mbërritjes në Izrael.

“Për të udhëtuar në Izrael dhe për të qëndruar deri në 90 ditë, shtetasit e Kosovës duhet të sigurojnë një ETA-IL të miratuar”, ka theksuar Ambasadorja Ziv, duke shtuar se ky autorizim mund të merret me një proces të shpejtë dhe të lehtë, nëse plotësohen kushtet e kërkuara. Ajo gjithashtu ka rikujtuar se, përpara udhëtimit, çdo udhëtar duhet të ketë një vizë të vlefshme ose një ETA-IL të miratuar”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT