Kosovarët, jo dhe aq të përfshirë në konsultime publike

Kosovarët, jo dhe aq të përfshirë në konsultime publike

Edhe pse ligjërisht qytetarët dhe shoqëria civile kanë të drejtë të japin mendimet e tyre për ligjet dhe politikat që prekin jetën e tyre, por sipas një raporti të fondacionit kosovar për shoqëri civile, thotë se në praktikë ky proces po mbetet formal dhe jo gjithëpërfshirës.

Lidhur me këtë, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur Dren Puka, drejtor ekzekutiv i fondacionit, transmeton Klankosova.tv.

“Përveç zgjedhjeve në të cilat qytetarët marrin pjesë për me dhënë vlerësimin e tyre për politikanë, në fakt demokracia është shumë më shumë se aq. Përfshirja e qytetarëve në demokraci duhet të jetë e rregullt dhe në të gjitha proceset e vendimmarrjes”, u shpreh Puka.

I njëjti thotë se kjo ndihmon në ndërtimin e besimit në institucione dhe në kuptimin e ligjeve që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Ndër të tjera, sipas Pukës, konsultimet publike janë bërë “kusht” që nga viti 2014.

The post Kosovarët, jo dhe aq të përfshirë në konsultime publike appeared first on Klan Kosova.