Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para duelit ndaj Sllovenisë

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para duelit ndaj Sllovenisë

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot (e mërkurë) stërvitjen e fundit para ndeshjes vendimtare ndaj Sllovenisë, e cila do të zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me përkushtim dhe intensitet të lartë, duke u fokusuar në aspektet taktike dhe në skemat që pritet të aplikohen në këtë përballje të rëndësishme.


Atmosfera në kampin dardan është pozitive, me lojtarët që tregojnë vendosmëri dhe motivim për të dhënë maksimumin në fushë.

Foda ka theksuar rëndësinë e disiplinës taktike dhe ekzekutimit të planit të lojës ndaj një kundërshtari cilësor si Sllovenia.

Ndeshja Kosovë-Slloveni zhvillohet të premten në orën 20:45 në Prishtinë, ku “Dardanët” synojnë rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim./Telegrafi/