Friday, March 27, 2026
spot_img
HomeLajmeKosova U21 mposhtet nga Rumania

Kosova U21 mposhtet nga Rumania

Kombëtarja e Kosovës U21 nuk ka arritur të fitojë së paku një pikë në shtëpi ndaj Rumanisë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.

“Dardanët” e rinj zhvilluan një paraqitje solide, por u mposhtën me rezultat 0-1.

Kosova e nisi mirë ndeshjen, duke kontrolluar posedimin dhe duke tentuar të krijonte disa aksione përmes anësorve të krahut, por që assesi nuk arriti t’i finalizonte.

Rumania gjithashtu rrezikoi disa herë me aksione të shpejta, megjithatë mbrojtja dardane ishte e organizuar dhe në vendin e duhur.

Sidoqoftë, në minutën e 67’, Vermesan arriti të shfrytëzonte një asistim nga Trica dhe përfitoi nga një dalje e portierit për ta vulosur fitoren e mysafirëve.

Kosova provoi të rikthehej në lojë dhe të barazonte rezultatin, por nuk ia doli të thyente mbrojtjen rumune.

Vlen të theksohet se edhe lojtarët e Kosovës ishin prezent në stadium për t’i mbështetur grupmoshat U21.

Me këtë humbje, Kosova humb shpresën për një vend në Kampionatin Evropian, duke rënë në pozitën e katërt me tetë pikë, ndërsa Rumania ngjitet në vendin e tretë me 10 pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT