Kosova Today: Sanksionimi i ish-gjyqtarit të Speciales, protesta në Hagë dhe provokimet e Vuçiqit

Kosova Today: Sanksionimi i ish-gjyqtarit të Speciales, protesta në Hagë dhe provokimet e Vuçiqit

Sot në emisionin Kosova Today në Klan Kosova do të trajtohen temat kryesore nga të gjitha fushat, përfshirë ato vendore dhe ndërkombëtare.

Blloku i parë nis me sanksionimin e ish-gjyqtarit të Speciales që konfirmoi aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të diskutohet me Fehmije Gashin, Azdren Shalën dhe Armend Shkozën.

Për protestën para Gjykatës Speciale, të paralajmëruar për muajin e ardhshëm, flitet në pjesën e dytë së bashku me Hysni Gucatin.

Ndërsa për zhvillimet nga rajoni, konkretisht provokimi i Aleksandër Vuçiqit për përplasje civile dhe nxjerrjen në rrugë të njerëzve të tij kundër protestuesve, trajtohet në bllokun e tretë me katër të ftuar, Bedri Elezin, Besnik Tahirin, Nuredin Ibishin dhe Fatjon Softën.

Çështja “Evropa nisë hakmarrjen ndaj Izraelit, njeh Palestinën, por cilën Palestinë?”, është në pjesën e parafundit, bashkë me Avni Cakmakun dhe Arber Gashin.

Ky edicion i Kosova Today përmbyllet me temën e zhdukjen së Daniel Shimës.

“Çfarë deklaronte Ahmetaj për ish-zv.drejtorin e AKSHI: Është kërcënuar që të mbyllë gojën!”, ku flet Flavio Qarri.

Të gjitha këto, nga 12:30 në Klan Kosova.

The post Kosova Today: Sanksionimi i ish-gjyqtarit të Speciales, protesta në Hagë dhe provokimet e Vuçiqit appeared first on Klan Kosova.