Kosova nuk ka marrë ndonjë arritje të madhe shtetërore të unifikuar, por një rekord ndërkombëtar duket se e ka arritur, bashkimin në dështim.
Vendi i cili është shpallur shtet që 17 vjet e 4 muaj, është bërë i pari në botën moderne që, edhe pas 36 tentimeve radhazi për konstituimin e Kuvendit, ka dështuar ta zgjedhë kryetarin.
Që nga 15 prilli e deri më sot më 23 qershor, qytetarët e Kosovës po jetojnë në një lloj “Deje Vu” institucional ku çdo seancë e Kuvendit është një rishfaqje e të njëjtit film pa fund, përpjekje për formim të institucioneve, pa rezultat.
Asnjë ndryshim vetëm datat ndërrohen ndërsa qytetarët presin qeveri, politikanët po garojnë kush hyn e del më qetë nga salla.
Deputetët vazhdojnë të marrin pagë mujore prej mbi 1 850 eurosh, edhe nëse seanca zgjat më pak se kafeja që pinë pas saj, 2 deri në 6 minuta.
Seanca pas seance, dështim pas dështimi dhe asnjë zgjidhje në horizont.
Asnjë nga partitë kryesore nuk po lëviz nga pozicionet, Vetëvendosja s’e ka shumicën, opozita s’pranon asgjë.
Albulena Haxhiu, e propozuar nga Vetëvendosje për kryetare Kuvendi, ka marrë 57 vota çdo herë njësoj për 36 herë rresht.
Për vetëm 2 muaj e gjysmë, partitë arritën t’ia japin Kosovës këtë titull e njohje botërore.
Por, sic duket SHBA rekordin për bllokada shtetërore e ka thyer një shekull më përpara se Kosova, pra në vitin 1855.
Në atë kohe zgjidhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA kërkoi 133 raunde votimi, të zhvilluara brenda një seance të vetme që zgjati disa javë.
Por, ndryshe nga shteti aleat nga kjo situatë Kosova se ka në mend të dalë.
Zhgënjimi u thellua te populli, ku si gjithmonë, krizën e kthejnë në sarkazëm dhe politikanët, në objekt të përqeshjeve të përditshme.”
Dikush në rrjetet sociale ironizoi me bllokadën politike në Kosovë, duke e vënë në kontrast me zhvillimet madhore në arenën ndërkombëtare
“Lufta e 3-te botërore ja nis, krejt shtetet t’u e bo gati armatimin, Trumpi edhe Putini t’u u sha n’telefon, Bashkimi Evropian t’u u bo gati per beteja.. n’Kosovë Avni Dehari: Fillojme seancën e 455-të per konstituimin e kuvendit”
Kjo situatë madje po krahasohet edhe me të pamet.
“Vec ni karrik t’pames ka met me qit te dera e Kuvendit. Krejt po rrin ka 3 minuta edhe shteti ka dekë.”
Kuptimin e shprehjës së popullit “i kem qu durt përpjetë” nga udhëheqësit e shtetit e tregon edhe më së miri ky postim.
“- 31 seancat e para janë t’vështira, se tani bohet mirë.
+ Pse me 32 zgjedhet po thu a?
– Jo, tani msohesh.”
Madje, qytetarët që dikur kanë dhënë emra patriotikë fëmijëve tani ndihen të zhgënjyer:
“- Ja kom lon djalit emrin patriotik, diçka që përnime e perfaqëson atdheun tonë.
+ He, qysh ja ke lon?
– Skandal”.
The post Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.