Ish-diplomati amerikan, James Hooper, ka thënë se gjëja e parë që duhet të bëjë Qeveria e Kosovës, është t’i riparojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
Pa ndodhur kjo, sipas tij, do të ishte rrezik që SHBA-ja të përfshihej në përpjekjet e Kosovës për të arritur marrëveshje me Serbinë.
“… sepse, shikoni, Shtetet e Bashkuara nuk po i ndihmojnë Ukrainës. Tash kur ato janë përfshirë në [zgjidhjen e atij konflikti], ato janë rreshtuar në anën e autokratit, në anën e Rusisë, e jo në anën e demokracisë së vërtetë”, ka thënë Hooper.
Shtetet e Bashkuara i kanë tërhequr disa herë vërejtjen Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, për shkak të disa veprimeve – që ato i kanë konsideruar si të pakoordinuara – në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Me ato lëvizje, zyrtarët amerikanë kanë thënë se Kosova ka vënë në pikëpyetje partneritetin mes dy vendeve.
“Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin dhe të mos i japë leksione Uashingtonit”, ka deklaruar njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Hooper.
Sipas tij, “është shumë e rrezikshme për Kosovën kur amerikanët e shohin atë si problem”.
“Unë nuk mendoj se është e mundur që Kosova të arrijë një marrëveshje që i zgjidh të gjitha problemet e saj me Serbinë, pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara. Pajtohem me këtë. Nëse kryeministri Kurti do të fokusohej në përfundimin e konfrontimit, mendoj se është e mundur që ai të negociojë drejtpërdrejt me Serbinë dhe të ketë sukses në këtë”, ka potencuar ai pë REL-in.
Tutje, Hooper potencoi se amerikanët po e konsiderojnë Kurtin si të paaftë për të negociuar.
“Tani për tani, Qeveria amerikane e konsideron kryeministrin Kurti si kokëfortë, të paaftë për të negociuar dhe ngatërrestar. Është shumë e rrezikshme për Kosovën kur amerikanët e shohin atë si problem. Kosova duhet të ketë një marrëdhënie më të mirë, pra të komunikojë më mirë me Uashingtonin dhe të mos i japë leksione Uashingtonit.
Por, është e rrezikshme që amerikanët të besojnë se Kurti është ngatërrestari kryesor në Ballkan, që dëshiron të krijojë probleme me Serbinë, të cilat mund të kërkojnë ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. Shtetet e Bashkuara nuk duan të ndërhyjnë ushtarakisht në një situatë krize në Kosovë. Dhe, nuk mendoj se Kosova duhet të supozojë se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë“, ka deklaruar ai.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);