Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi, ka shpallur të mërkurën listën e hendbollistëve të ftuar për ndeshjet me Ishujt Faroe dhe Holandën.
Për herë të parë në ekipin e zgjeruar është ftuar Amar Muqolli, ndërsa kthehet Olsi Mulaj.
Bëhet fjalë për dy hendbollistët e talentuar të Besa Famgas që shkëlqyen me Kosovën U18. Kthehet edhe Arbios Mushkolaj që mungoi në ndeshjet e kaluara për shkak të një lëndimi.
Kombëtarja grumbullohet të dielën mbrëma, më 4 maj. Stërvitjet fillojnë të hënën, më 5 maj.
Ndeshja Kosovë – Ishujt Faroe është më 8 maj nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.Ndeshja me Holandën është më 11 maj në ‘s-Hertogenbosch.
Janë këto dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2026.Kombëtarja jonë kërkon suksesin për kualifikim historik. Në Grupin 6, Ishujt Faroe janë në vendin e parë me 5 pikë. Nga 4 i kanë Ukraina e Holanda, ndërsa Kombëtarja jonë i ka tri pikë. Gara në grup është plotësisht e hapur./IndeksOnline/