Karateistët e Kosovës korrën sukses të madh në Kampionatin Mesdhetar të karatesë, që u zhvillua në Guadalajara të Spanjës, duke u kthyer me 16 medalje.
Në emisionin në “Orën Shtatë” në Klan Kosova, selektori Leutrim Pepaj, ka thënë se ishin 49 garues nga Kosova, në një kampionat që ishte shumë i fortë me 650 garues.
“Si Kosovë kemi marrë pjesë në kategorinë e kadetëve, juniorëve dhe seniorëve. Kemi arritur të fitojmë 16 medalje, si dhe plasmane të vendeve të pesta dhe të shtata, kjo ka bërë që si shtet të renditemi në radhitjen përfundimtare menjëherë pas Spanjës”.
“Në kategorinë kumite ne si Kosovë kemi qenë më të suksesshmit”, ka thënë Pepaj. /Klankosova.
The post Kosova shkëlqen në Spanjë, kthehet me 16 medalje (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.