Ulja e palës kosovare në këtë tavolinë krah presidentit amerikan nuk i pati pëlqyer hiç.
Madje as marrëveshja që u arrit mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e Donald Trump 4 shtatorin e 2020-ës, s`ia kishte mbushur syrin Albin Kurtit atëbotë.
Ky pati thënë se ka refuzuar të shkojë në Shtëpinë e Bardhë pasi marrëveshja, siç thoshte, ishte e gatshme dhe largimi demonstrativ i tij nga takimi, do të ishte më keq se mos-shkuarja.
Mbahet mend deklarata se ai mund t`i merrte 2/3 këmisha e të shkonte në Uashington por me ato kushte do të nënkuptonte se mbi hartën e Kosovës do të viheshin thikat.
Edhe zyra e tij qeveritare pati thënë se akordi i firmosur nga Avdullah Hoti s`vlen pasi nuk kaloi kah kuvendi.
E vetë Kurti në një intervistë për një medium spanjoll fundvitin e shkuar ndërroi krejt mendim, duke thënë se kjo marrëveshje ekonomike ka promovuar stabilitetin në rajon.
Por pak orë pasi presidenti amerikan Donald Trump shkroi se çështjes Serbi-Kosovë do t`i kthehet përsëri për ta rregulluar.
Shefi në detyrë i ekzekutivit thotë se para kësaj është një tjetër pajtim i arritur, që duhet jetësuar.
Pos dorëzimit të kryekriminelit siç ky e quan atë që vrau rreshterin Afrim Bunjaku, ka edhe dy kushte.
Deputeti Kurti, mirëpret rolin e Shteteve të Bashkuara qe paraqesin sipas tij aleatin kryesor e partnerin e pazëvendësueshëm të cilit të hënën ia dha edhe një epitet.
Normalizimi për Kurtin është i mundur, por se trysnia ndërkombëtare duhet të bie mbi Beogradin zyrtar.
The post Kosova – Serbia: Kurti e pret vakët Trumpin, në dialog (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.