Kosova ka shënuar një vit të qëndrueshëm demografik në 2024, me një raport të favorshëm mes lindjeve dhe vdekjeve. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për çdo tre lindje është regjistruar vetëm një vdekje, duke dëshmuar një trend pozitiv të rritjes natyrore të popullsisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë vitit 2024 janë regjistruar gjithsej 31,717 lindje, prej të cilave 21,487 ndodhën brenda territorit të Kosovës dhe 10,230 jashtë vendit. Grupmosha dominuese e nënave ishte 25-34 vjeç, ndërsa mosha mesatare e një gruaje që ka lindur ishte 29 vjeç. Komuna me numrin më të lartë të lindjeve ishte Prishtina me 10,746 raste (33.9%).
Ndërkohë, numri i vdekjeve gjatë vitit ishte 11,810, nga të cilat 10,137 ndodhën brenda vendit dhe 1,673 u raportuan nga diaspora. Meshkujt përbënin 52.5% të vdekjeve, ndërsa mosha mesatare e të ndjerëve ishte 72 vjeç – 70 vjeç për burrat dhe 74 vjeç për gratë. Edhe në këtë kategori, Prishtina kryeson me 2,795 raste (23.7%).
Në anën tjetër, janë regjistruar edhe 126 vdekje foshnjore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);