Situata politike në Kosovë po shihet si e papranueshëm dhe zhgënjyese nga diplomatët. Ambasadori i Gjermanisë dhe ai i Britanisë së Madhe, që morën pjesë në seancën e sotme, të 52-tën me radhë, ku po ashtu dështoi konstituimi i Kuvendit, reaguan ashpër, raporton Klankosova.tv
Ishte ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, i cili paralajmëroi se Kosova po hyn në një territor të panjohur, në rast se nuk gjendet një zgjidhje para masës së përkohshme, e cila nis të zbatohet më 27 korrik.
“Përndryshe, Kosova po hyn në territor të panjohur dhe shtetasit e saj vazhdojnë të humbin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, ka thënë ai, transmeton Klankosova.tv
Kjo fatkeqësi, siç u quajt ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shpërfaq një klasë politike, që sipas tij po dështon para qytetarëve.
Ndërsa ai i BE-së, Aivo Orav, pas përfundimit të seancës u shpreh se Kosovës i duhet Kuvendi, e po ashtu edhe Qeveria, për t’i forcuar tutje raportet me Brukselin. /Klankosova.tv
The post “Kosova po futet në territor të panjohur”, paralajmërimi i ambasadorit britanik appeared first on Klan Kosova.