E martë, 17 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/kosova-nuk-mund-te-prese-me-thirrje-nga-roja-e-kohes-per-zhbllokim-te-kuvendit/"Kosova nuk mund të presë më", thirrje nga Roja e Kohës për...

https://klankosova.tv/kosova-nuk-mund-te-prese-me-thirrje-nga-roja-e-kohes-per-zhbllokim-te-kuvendit/”Kosova nuk mund të presë më”, thirrje nga Roja e Kohës për zhbllokim të Kuvendit – Klan Kosova

Roja e Kohës ka protestuar sot para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në prag të nisjes së seancës së 33-të konstituive.

 Me pankarta në duar, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj bllokadës politike që po zgjat prej muajsh.

“Deputetët duhet të jenë me popullin, jo me pazaret politike. Po japim një mesazh të qartë është koha për unitet dhe zgjidhje”,  u shpreh një nga protestuesit, njofton Klankosova.tv.

Sipas tyre, protesta është reagim ndaj bllokimit të vazhdueshëm institucional që, sipas tyre, ka paralizuar vendin.

 “Kërkesa jonë është kundër bllokadës që po zgjat prej shumë muajsh. Nuk ka më zgjedhje reale në këtë situatë. Prandaj kemi dalë në rrugë, durimi na ka sosur”, tha ai.

The post “Kosova nuk mund të presë më”, thirrje nga Roja e Kohës për zhbllokim të Kuvendit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT