E martë, 6 Maj, 2025
spot_img
HomeSportKosova nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe – Indeksonline.net

Kosova nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe – Indeksonline.net

23:59 / E Hënë, 05 Maj 2025 / Gj. Sh

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka nisur të hënën përgatitjet për sfidën ndaj Ishujve Faroe, që zhvillohet të enjten nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Lojtarët janë grumbulluar në kryeqytet dhe kanë zhvilluar dy stërvitjet e para nën drejtimin e selektorit Bujar Qerimi.

Siç ka theksuar Federata e Hendbollit e Kosovës, të gjithë hendbollistët e ftuar janë në dispozicion të stafit teknik.

Ndeshja ndaj Ishujve Faroe është e parafundit në kuadër të fazës së fundit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2026”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT