Tuesday, January 27, 2026
spot_img
HomeLajmeKosova në hartën ndërkombëtare të padelit (VIDEO)

Kosova në hartën ndërkombëtare të padelit (VIDEO)

Besim Shulemaja, kryetari i Federatës së Padelit në Kosovë ka folur për Klan Kosova rreth turneut ndërkombëtar që do të mbahet në vendin tonë, në kuadër të këtij sporti.

I ftuar në “Ora Shtatë”, Shulemaja tha se kjo ka qenë një ëndërr e kahershme e federatës, transmeton Klankosova.tv.

“E kemi pasur synim që nga fillimi, dhe tani po realizohet. Rreth 15 shtet do të vinë në Prishtinë, dhe do t’i presim përafërsisht 64 ekipe, pra është diçka e madhe për Kosovën të futet në hartën e padelit”, tha ai.

Albin Jaha, trajner i padelit që vepron në Suedi, tha se është kënaqësi që këtë punë ta veprojë tani në Kosovë.

Ai do të monitorojë lojtarët për rreth një muaj.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT