Kosova në gjendje kritike me zjarret, apelohet për kujdes (VIDEO)

Kosova në gjendje kritike me zjarret, apelohet për kujdes (VIDEO)

Kosova po përballet me valë të shumta zjarresh gjatë dy muajve të fundit, ku intervenimet e zjarrfikësve kanë qenë intensive dhe shpesh me pasoja të mëdha materiale.

Në një intervistë për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Hetem Jakupi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Viti, tha se gjatë natës ka pasur zjarre me përmasa të mëdha dhe zjarrfikësit kanë kryer shumë intervenime, ku ndër të tjera është raportuar edhe humbje të kafshëve, transmeton Klankosova.tv.

“Është një situatë e tmerrshme, brenda 12 orëve kemi pasur 12-13 raste me rrezikshmëri të lartë”,  tha Jakupi.

Ndërsa Sabri Abazi, zv. komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë, tha se disa vatra të zjarrit janë ende aktive, duke përmendur fshatin Kqic si një zonë me rrezik të madh, ku terreni i vështirë nuk ka penguar zjarrfikësit të intervenojnë.

Ai shtoi se mjetet për shuarjen e zjarreve janë në gjendje  jo të mire dhe të vjetruara.

 

The post Kosova në gjendje kritike me zjarret, apelohet për kujdes (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.